Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë solemne, duke filluar nga ora 10:00, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Kjo seancë ka vetëm një pikë dhe është shënimi i 26 – vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në seancë, do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas seancës, në orën 12:00, nis ceremonia e Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë.