Kushton 750 mijë dollarë, historia e Ferrarit të “harruar” në parking

 

 

Një Ferrari F40, me vlerë 750 000 dollarë, u harrua për një dekadë në një garazh në Mynih nga pronari, ish-tenisti dhe koleksionisti rumun Ion Tiriac.

I njohur për koleksionin e tij të madh të makinave luksoze, Tiriac nuk kishte kohë të menaxhonte siç duhet flotën e tij në rritje të supermakinave.Edhe pse ai e bleu këtë Ferrari në fund të viteve ‘80, automjeti mbeti i papërdorur për dhjetë vjet.

Më në fund, pasi u rizbulua, makina u dërgua në Maranello për t’u restauruar, raporton A2.

Kjo neglizhencë e pazakontë ndodhi në një kohë kur teknologjia nuk ofronte të njëjtat komoditete si sot, dhe ishte pronari i garazhit ai që kontaktoi Tiriac për t’i kujtuar ekzistencën e këtij automjeti.Në atë kohë, mungesa e hapësirës adekuate për të ruajtur makinat, e bëri koleksionistin ta parkonte në një vend të përkohshëm.

Pavarësisht braktisjes së gjatë, Ferrari nuk pësoi dëme të pariparueshme, por ishte e nevojshme të çmontohej dhe rivendosej motori i tij.

Tiriac, i cili bëri pasurinë e tij si sportist dhe biznesmen gjatë Luftës së Ftohtë, është një nga koleksionistët më të rëndësishëm në Evropë, me një koleksion që arrin në rreth 400 automjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d