“Kushtet janë të mira për punë”, Munishi konfirmon arritjen e marrëveshjes me Dukagjinin

 

 

Trajneri kosovar, Ismet Munishi do të bëhet me skuadër të ri. Tekniku kosovar do të marrë drejtimin e skuadrës së Superligës nga Klina, Dukagjini.

Këtë e ka konfirmuar vet trajneri në një prononcim për Sinjalin, teksa shtoi se marrëveshja është 1-vjeçare.

“Marrëveshjen e kemi ba për një vit, presim me punu, kushtet i kemi t’mira për punë”, tha ai.

I pyetur rreth objektivave të klubit për sezonin e ardhshëm, Munishi refuzoi të tregojë specifikisht rreth kësaj.

“Pretendimet janë që të punojmë fort, sepse liga ka me qenë shumë e fortë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d