Kush është zëvendëspresidenti, që po merr pas vetes Kamala Harrisi?

 

 

Javë më parë, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se është tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, duke ia liruar vendin kështu zëvendëspresidentes aktuale, Kamala Harris.

Pa humbur shumë kohë, Harrisi nisi fushatën e saj dhe planprogramin politik me të cilin synon të udhëheqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Indeksonline.

Në ditët e fundit, dsemokratët po mbajnë Konventën e tyre, ku Bideni mbajti fjalim të jashtëzakonshëm për punën e tij, e tani radha u ka kaluar fjalimeve të përfaqësuesve të partisë, që synojnë të çojnë përpara misionin udhëheqës edhe për një mandat.

Kamala Harrisi njoftoi se zëvendëspresident i saj do të jetë Tim Walz.

Walzii mbajti fjalim në Konventë, duke falënderuar Harrisin për besimin dhe mbështetjen në këtë sfushatë.

Ai foli për kujdesin që duhet pasur për njëri-tjetrin, për tatimet shtetërore, Gardën Kombëtare dhe edukimin.

Gjatë fjalimit, Walzi iu rikthye ditëve kur u bë profesor historie dhe trajner futbolli. Ai tha se studentët e tij e inkurajuan të kandidojë për Kongres në vitet e hershme të 2000-s.

Duke i shërbyer Gardës Kombëtare dhe me përvojën e tij si trajner, Walzi e bëri fjalimin e tij si një fjalim motivues për të gjithë amerikanët, në të cilët sheh potencial dhe shpresë.

Me rizgjedhjen e tij në Minnesota më 2022, demokratët i besuan Walzit një progres të dukshëm në ligj, legalizimin e marihuanës dhe kufizimet për armët.

Bashkë me Harrisin, Walzi synon që të drejtojnë SHBA-në drejt një bashkëjetese me më shumë siguri dhe prosperitet./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d