Kush është sulmuesi 16-vjeçar i Milanit që mbrëmë shpalli kampion Italinë në U17?

 

 

Kombëtarja e Italisë në grupmoshta e reja U17, mbrëmë u shpall kampion i Europës pasi mposhti 3:0 Portugalinë U17.

Një paraqitje fantastike zhvilloi sulmuesi i talentuar, Francesco Camarda, shkruan Indeksonline.

Camarda shënoi dy gola të bukur mbrëmë ndaj Portugalisë dhe të gjithë po flasin për aftësitë e jashtëzakonshme që i ka ky lojtar.

Francesco Camarda becomes youngest ever Serie A player aged 15 | CNN

16-vjeçari është në pronësi të AC Milan dhe gjatë këtij sezoni në të gjitha garat ka zhvilluar 43 ndeshje, ka shënuar 13 gola dhe ka bërë pesë asiste.

Camarda është një prej lojtarëve të rinj më me vlerë në futbollin evropain. Sipas “Transfermarkt” ai kushton më shumë se 10 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d