Gazmend Morina, pronari i portalit “Veriu.info”, ishte arrestuar nga Krimet Ekonomike. Ky arrestim erdhi kur i njëjti ishte në pozitën e kryeshefit të Ndërmarrjes së Pastrimit në Mitrovicë!
Gazeta “Sinjali” kishte shkruar në atë kohë sesi i njëjti kishte pranuar fajësinë për korrupsion!
Tashmë Gazmend Morina ka filluar një aktivitet tjetër. Pas arrestimit të tij, ka filluar të merret me gazetari më vrullshëm! Kjo sepse në keqpërdorimin e detyrës zyrtare nuk i eci gjatë, pasi u dënua për këtë gjë.
Por të korruptuarin Morina nuk ka kush e ndal. Ai ka filluar linçimin e biznesmenëve, që mos ndoshta për ta vazhduar avazin e vjetër të korrupsionit, por tashmë të atij gazetaresk, që mbase nuk i intereson fare dhe të vetmin qëllim e ka, sikurse tek rasti i parë!?
E për këtë duket se edhe është rrahur. Në dosjen e tij prej krimineli, ai ishte edhe “viktimë” e rrahjes me shufra hekuri nga një biznesmen.
Ngado që shkon, duket se Gazmend Morina e bart me vete hijen e së kaluarës. Dikur i dënuar për korrupsion në një institucion publik, tani në emër të “gazetarisë”, ai duket se ka gjetur një tjetër mënyrë për të ushtruar trysni dhe për të vazhduar të luajë rolin e “gjykatësit” ndaj të tjerëve. Nëse dikur korrupsioni ishte zyrtar, tani rrezikon të bëhet “gazetaresk”. Dhe nëse drejtësia institucionale nuk e ndali në herën e parë, mbetet të shihet nëse opinioni publik do ta njohë fytyrën e vërtetë të kësaj loje.
