Kush është ministrja e sporteve që ndau një “puthje të papërshtatshme” me Macron?

 

 

E martuar, nënë e tre fëmijëve dhe ish-teniste e nivelit të lartë. Kjo është ministrja franceze e Sporteve, Amelie Oudea Castera e cila është vënë në qendër të vëmendjes orët e fundit për shkak të një puthje që ndau me presidentin e vendit Emmanuel Macron.

Pas publikimit, fotoja u bë virale dhe në publik u komentua si një sjellje e papërshtatshme mes dy politikanëve.

Disa media nuk ngurruan të ngrinin pyetjes sesi mund të kenë reaguar pas publikimit të fotos, Brigitte Macron por edhe bashkëshorti i 46-vjeçares.

Siç raportojnë mediat franceze, Udea Castera është një figurë emblematike e elitës franceze e cila ka studiuar në Shkollën Kombëtare të Administratës Publike, me një karrierë në kompanitë më të mira të vendit.

Megjithatë, pas puthjes dhe përqafimit që ajo i dha shefit të Elizesë, shumë janë duke ngritur pikëpyetje rreth marrëdhënies së presidentit dhe ministres së tij.

Le Figaro komentoi se ajo dukej shumë komode me Macron, gjë që nuk është e përshtatshme për një anëtar kabineti.

Kujtojmë se më 13 korrik, ministrja franceze e sporteve notoi në Sienë, në përpjekje për të treguar se ujërat e lumit janë të pastra dhe të sigurta mjaftueshëm që atletët të mund të notonin për Lojërat Olimpike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d