Kush është Mellstroy, “Youtuberi” që ofroi 300 mijë euro për këdo që futet në fushë në finalen e Champions League

 

 

Finalja e Ligës së Kampionëve u ndërpre herët për shkak të dy tifozëve që u futën në fushë.

Nëse shikoni fotot e të dytit – mund të shihni se ai vesh një bluzë që lexon Mellstroy. Siç rezulton, Mellstroy është një “Youtuber” nga Bjellorusia që u ofron njerëzve para të mëdha për të bërë sfida të rrezikshme ose budallaqe.

Sa i përket tifozit që u fut në fushë, Mellstroy duhet t’i dhurojë 300,000, pasi Youtuberi premtoi se do ta paguante këtë shumë për këdo që do të futej në fushë gjatë finales duke veshur bluzën e tij.

Tifozi i parë ishte gjithashtu i veshur me një bluzë të Mellstroy.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d