Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut

Mes më shumë se 40 urdhër-arresteve të firmosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK është dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë,i cili u arrestua më 18 maj. Naim Stafuka dyshohet se është përfshirë në atentatin ndaj Marklen Hakës, që ka ndodhur në vitin 2019 në Fushë Krujë, natën e termetit të 21 shtatorit por për këtë ngjarje përflitet edhe Durim Bami nga Nikla.

Për të thuhet se ka krijuar kushtet për të vrarë Marklen Hakën. Nuk dihet nëse vrasja e tij ishte një porosi nga një tjetër grup criminal, apo Stafuka dhe Bami kishin hesapet e tyre. Emri i Naim Stafukës është lakuar në janar të 2022, ku banesës së tij në Fushë Krujë iu vu tritol. Shpërthimi ndodhi në vendin ku në 2015 u rrëmbye vëllai i tij Enver Stafuka. Tre persona të maskuar e morën në afërsi të banesës dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të.

Vëllai i Naimit, Enver Stafuka u akuzua për vjedhjen në bashkëpunim të automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, por gjykata e nxori të pafajshëm. Ndërkohë Durim Bami sipas përgjimeve të SPAK, të përfituara nga mesazhet në aplikacionet e koduara nga mik me Avdylajt kishte kaluar në armiqësi. Këto mesazhe tregojnë se Astrit që ishte drejt I grupit, dhe Aldo Avdylaj, xhaxha e nip, kishin në plan të vrisnin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d