Kurtit i merr dora flakë gjatë eksperimenteve kimike të nxënësve në “Xhevdet Dodë”

 

 

Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku kishte qenë edhe vetë nxënës dikur.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të kryeministrit, shihet që Kurti është përfshirë në një prej eksperimenteve kimike të realizuar nga nxënësit.

Pasi Kurti e lyen dorën me një përmbajtje të lëngshme, njëri nga nxënësit më pas ndez materialin të cilin kryeministri Kurti e kishte në dorë. Pasi ky eksperiment kryhet me sukses, të gjithë nxënësit të entuziazmuar brohorisin, ndërkohë shumë i entuziazmuar shihet edhe ministri Arben Vitia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d