Kurti viziton fabrikën ku prodhohen dronët ‘Bayraktar’: Arsenalin e saj e ka edhe ushtria e jonë

 

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi. Në mesin e shumë takimeve e vizitave, Kurti sot pati një vizitë në fabrikën ku prodhohen dronët “Bayraktar”.

Ai iu dhuroi vëllezërve Bayraktar, Haluk dhe Selçuk medalje për “Shërbim të Shquar”.

“Aty pashë nga afër dhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma”, tha Kurti.

Vitin e kaluar. në muajin korrik Kosova bleu disa nga dronët TB-2 nga Turqia.

Postimi i plotë i Kurtit:

Baykar është kompani pioniere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen. Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e jonë.

Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Aty pashë nga afër dhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d