Kurti udhëton në Hamburg të Gjermanisë, do të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Kroaci

 

 

Kryeministri Albin Kurti do të jetë në stadiumin e Hamburgut për ta përcjellë nga afër ndeshjen e “Euro 2024” mes Shqipërisë dhe Kroacisë, e cila luhet sot nga ora 15:00.

Në një njoftim nga Kryeministria të mërkurën është konfirmuar se Kurti do ta ndjekë nga afër Kombëtaren e Shqipërisë. Sipas njoftimit, ai po qëndron në Hamburg me ftesë të të dërguarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Bashkë me Sarrazinin, Kurti do ta vizitojë portin e Hamburgut “për të parë nga afër Sistemin e Skanimit të Ngarkesave me Rreze X në port”.

“Për të vazhduar më pas edhe në stadiumin e Hamburgut në mbështetje të kombëtares shqiptare sot në përballje me Kroacinë, në kuadër të EURO2024”, thuhet në njoftim.

Kurti është takuar edhe me bashkatdhetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d