Kryeministri Albin Kurti mirëpriti gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Siç njofton ZKM, në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet gjegjëse punojnë ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”, njofton Zyra e Kryeministrit.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Davenport për “bisedën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë”.