Kurti reagon për vrasjen në Ferizaj: E dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet, drejtësia të veprorjë

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për rastin në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ku mbeti e vrarë një grua dhe një tjetër i plagosur.

Kurti ka theksuar se e dënojnë ashpër këtë krim, krim i cili sipas tij po përsëritet. Shefi i qeverisë u ka shprehur ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të saj.

“Nuk kemi pse presim që t’i dijmë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

“Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje”.

“Drejtësia të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d