Kurti reagon pas duelit të Distrias: Rezultat që konfirmon se Kosova mbetet Shtet i Xhudos

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas finales së Distria Krasniqit e cila arriti që t’ia sigurojë Kosovës medaljen e argjendtë.

Krasniqi nuk e arriti të artën pasi u mposht në finale, megjithatë ishte një paraqitje me kokën lartë, pasi dha performanca të jashtëzakonshme si dhe i solli Kosovës medaljen e parë të këtyre Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Kurti tha se jemi krenarë me rezultatin e arritur nga Distria, rezultat që sipas tij e lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet Shtet i Xhudos.

Postimi i plotë:

Kosova fitoi medaljen e parë në Lojërat Olimpike Paris 2024, me shkëlqimin e argjendtë të Distria Krasniqit në xhudo për femra në kategorinë deri në 52 Kg.

Xhudistja e Uzbekistanit në minutin e fundit të finales i largohej Distrias duke e ruajtur epërsinë minimale gjersa kishte edhe një vërejtje.

Distria sot gjatë ditës fitoi tri ndeshje: të parën për 39 sekonda, të dytën për 66 sekonda e të tretën për 6 minuta e 10 sekonda (2:10 sekonda në vazhdimin që quhet Golden Score).

Jemi krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet Shtet i Xhudos.

Të falemnderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d