Kurti: Qytetarët e dinë kush ka bashkëpunuar me Radoiçiqin dhe e kanë të qartë se pse ai ikën tash e dikur ishte në kryeministri

 

 

Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti, sot nga gazetarët është pyetur rreth publikimit të incizimeve ku shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila, me ndërmjetësim të Slavko Simiqit, dëgjohet duke folur me terroristin Milan Radojiçiq.

“Unë vete nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dinë se kush ka bashkëpunuar me Radojiçiqin dhe e kanë shumë të qarte pse Radoiiçiq ka ikë tash e dikur ishte në kryeministri.”

“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di se si e ku është marrë e si u pre e nga kush u organizua, por, edhe njëherë unë jam kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Mimoza Kusari-Lila nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje; edhe po të ishte anëtare për këso gjëra ka komision disiplinor, sepse VV-ja s’e ka kryetarin diktator që merr ashtu vendime”, tha Albin Kurti,

“Unë vetë nuk i kam dëgjuar; mirëpo qytetarët e Kosovës e dinë kush ka bashkëpunuar me Radojçiqin, dhe e kanë shumë të qartë se pse Radojçiqi ik tash e dikur ishte në kryeministri. Për këtë zëdhënësi i VV-së e ka dhënë përgjigjen e saktë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d