Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur me ceremoni shtetërore kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë.
Dy kryeministrat pastaj do të mbajnë një takim dypalësh dhe pas takimit do të mbajnë edhe një konferencë për media në ora 10:30. Ndërsa në orën 11:00, kryeministri Varadkar do të zhvilloj takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Varadkar ka ardhur mbrëmë në Kosovë dhe është pritur nga Kurti në aeroport.