Kurti përmend Urën e Ibrit: Po presim raportin final, liria e lëvizjes është e drejt themelore

 

 

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme Kosovën do të vizitojnë dy ministra të shteteve anëtarë të NATO’s.

Kurti tha se në të gjitha takimet do të diskutohet hapja e urës qendrore në Mitrovicë. Ai theksoi se janë duke e pritur raportin final për gjendjen e Urës së Ibrit, raporton Insajderi.

“Jemi duke i bërë konsultimet e nevojshme për qëndrueshmërinë fizike të urës teksa presim raportin final e deri te përgatitjet për rregullimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes e liria e lëvizjes është e drejt themelore si në Kosovë e në Bashkimin Evropian”, deklaroi kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d