Kurti përmend gazetarin Vaughan Smith: Telefoni që i shpëtoi jetën

 

 

Kryeministri Albin Kurti e ka përmendur sot gazetari Vaughan Smith, i cili kishte dokumentuar sulmet serbe ndaj familjes Jashari në vitin 1998. Ai, me anë të një postimi në platformën X, e ka shpërndarë një video të Smith ku e tregon eksperiencën e tij.

“Ishte telefoni që i shpëtoi jetën gazetarit Vaughan Smith kur e kapi plumbin. Ai po dokumentonte vrasjet e familjes Jashari në Prekaz, ku u vranë 59 anëtarë të së njëjtës familje në vitin 1998. Dokumentimi dhe raportimi për krimet serbe në Kosovë ka qenë i rrezikshëm për jetën dhe duhet të pranojmë trimërinë e atyre që e mbajtën të vërtetën e gjallë”, ka thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d