Kurti për ndërhyrjen e NATO-s: Nga më të suksesshmet në histori, ndaloi tmerret e papërshkrueshme gjenocidale

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 25-vjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Kurti e ka quajtur ndërhyrjen e NATO-s si nga më të suksesshmet në histori, e cila sipas tij ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit.

Ai tha se Kosova është gjithmonë mirënjohës ndaj liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira, të cilat përdorën politikën për të mbrojtur njerëzimin.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë presidenti Clinton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d