Kurti për dinarin: Vendimmarrja e institucioneve të pavarura nuk mund të negociohet nga politikanët

 

 

Kryeministri Albin Kurti, ka folur lidhur me ndalimin e përdorimit të valutës së dinarit.

Kurti u pyet për çështjen e valutës së dinarit, për çka ka reaguar edhe BE-ja, i cili tha se faza tranzitore ka nisur prej dhjetorit të vitit të kaluar dhe gjithçka ka shkuar në rregull.

“Pikërisht përgatitjet e suksesshme për zbatimin e rregullores së BQK-së kanë alarmuar Beogradin zyrtar dhe ata më pastaj u përpoqën që të përhapin panik nëpërmjet një fushate që trumbetohej nga kreu i shtetit atje. Me informatat që i kam gjithçka po shkon në rregull, por, nëse ka ndonjë vërejtje a ankesë, ne do ta adresojmë me seriozitetin më të lartë dhe me shpejtësinë më të madhe”, ka deklaruar Kurti pasi bëri homazhe pranë kompleksit memorial në Lupç të Poshtëm, me rastin e 34-vjetorit të rënies së dëshmores Elfete Humolli.

Ndërsa kërkesës së BE-së për këtë çështje, kryeministri Kurti u shpreh se BQK është institucion i pavarur dhe se institucioneve të pavarura nuk mund t’i mbivendosen politikanët.

BQK është institucion i pavarur i Kosovës, nuk munden politikanët t’i mbivendosen institucioneve të pavarura të shtetit, sepse asisoj e humbim karakterin e republikës demokratike për vendin tonë të pavarur. Kushtetutshmëria, ligjshmëria, vendimmarrja e institucioneve të pavarura nuk mund  të negociohen nga politikanët”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d