Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët serbë, ne do t’i adresojmë me shpejtësi, thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti thotë se nga takimi i sotëm në Bruksel pret gjëra konkrete.
Kurse, thekson se ka pasur vazhdimisht opsione të ndryshme për çështjen e dinarit.
Kurti nuk deshi të flasë për propozimet e mundshme të zgjidhjes së çështjes, pasi, sipas tij, dëmtohet pozicioni negociator i Kosovës nëse ato shpalosen para kohe.
Ai, megjithatë, tha se ky është një proces që po vazhdon, “por nuk ka propozime që pranohen nga ana jonë që janë në kundërshtim me rregulloren e re të BQK-së”.
“Shikoni, është një proces që po vazhdon dhe propozime ka, disa”.
:Por, nuk ka propozime që pranohen nga ana jonë që shkojnë në kundërshtim me rregulloren e re të BQK-së dhe njëkohësisht ne mund të merremi vetëm me pjesën e mbështetjes në terren nëse ka probleme”, tha Kurti për Radio Evropa e Lirë.
“Sepse problemet që mund të shkaktohen, jo domosdo do të mund t’i zgjidhë të gjitha vetë Banka Qendrore e Kosovës. Në Republikën demokratike janë detyrat dhe funksionet e ndara.