Kurti: Nga një janari Kosova heq njëanshëm vizat për Bosnje dhe Hercegovinën

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në samitin e Procesit të Berlinit bëri të ditur se Kosova ka vendosur njëanshëm që të largojë regjimin e vizave për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës.

Kurti ka shpërndarë fjalimin e tij në platformën ‘X’, ku ndër të tjera ka përmendur se si është bllokuar liria e lëvizjes mes qytetarëve të Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës nga entiteti Republika Serbe, shkruan Insajderi.

“Gjatë një dekade, është bërë përparim i rëndësishëm në Procesin e Berlinit, por nevojiten më shumë veprime. Një paradoks u ngrit në janar të këtij viti, kur qytetarët e Kosovës fituan udhëtimin pa viza në BE, por ende u mungonte liria e lëvizjes në Bosnje dhe Hercegovinë”, deklaroi Kurti.

“Ndonëse entiteti Republika Srpska refuzon ratifikimin e marrëveshjes së lëvizshmërisë për lëvizje të lirë me dokument identifikues (ID), që vendi im ishte i pari në rajon që e ratifikoi në Parlament, unë kam vendosur t’i jap fund pritjes. Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Republika e Kosovës në mënyrë të njëanshme do të lejojë lëvizjen e lirë për mbajtësit e letërnjoftimeve të Bosnjës dhe Hercegovinës”, shtoi tutje shefi i Qeverisë.

“Për një dekadë, Procesi i Berlinit ka luajtur një rol kyç në afrimin e rajonit tonë drejt BE-së. Pavarësisht sfidave të brendshme dhe të jashtme, Procesi i Berlinit mbetet forcë lëvizëse për integrimin evropian dhe fije që mban të lidhur Gjashtë Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ndër të tjera ai. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d