Kurti në konferencën e PES: Kosova është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në konferencën e Partisë Socialiste Evropiane (PES) në Rumani.

Ai është shprehur i kënaqur nga kjo pjesëmarrje, dhe thotë se Kosova është mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve.

“Kënaqësi të marrë pjesë në konferencën PES dhe në takimin e liderëve dje në Bukuresht   “Ne qëndrojmë së bashku – për Evropën tonë. Kosova është mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve dhe është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta”, ka shkruar Kurti në X.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d