Kurti në Ditën Memoriale të komunitetit egjiptian në Kosovë: Republika jonë është republikë e të gjithëve

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Ditën Memoriale të komunitetit egjiptian në Kosovë “festojmë kontributin e vazhdueshëm dhe rolin qenësor të pjesëtarëve të tij në shoqërinë tonë, në shtetin tonë”.

Kurti ka thënë se gjatë tri vjetëve qeverisje mirënjohjen e kanë “shprehur me mbështetje institucionale në arsim përmes bursave të studimit e qendrave të mësimit, në mirëqenie përmes punësimit dhe programeve për praktikë në punë, ndërtimit dhe renovimit të shtëpive dhe projekteve infrastrukturore, e në ndërmarrësi përmes granteve për biznese të vogla”.

“Gjatë këtyre më shumë se tri vjet qeverisje, mirënjohjen ndaj jush e kemi shprehur me mbështetje institucionale në arsim përmes bursave të studimit e qendrave të mësimit, në mirëqenie përmes punësimit dhe programeve për praktikë në punë, ndërtimit dhe renovimit të shtëpive dhe projekteve infrastrukturore, e në ndërmarrësi përmes granteve për biznese të vogla.”

Ai ka thënë se Republika e Kosovës është republikë e të gjithëve.

“Republika jonë është republikë e të gjithëve. Zhvillimi dhe progresi është i qëndrueshëm atëherë kur është i gjithmbarshëm. Në këtë ditë i gëzohemi arritjeve të përbashkëta, rreshtohemi përballë sfidave dhe zotohemi për punë dhe bashkëpunim në përmirësimin e mëtejmë të mirëqenies, pozitës dhe mundësive tuaja në vendin tonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d