Kryeministri Albin Kurti njofton se gjatë këtij viti do jetë prioritet investimi në pajisjet operacionale të Policisë së Kosovës.
Kështu tha Kurti në fjalën hyrëse gjatë mbledhjes së Qeverisë.
“Viti i kaluar ka qenë një vit sfidues por i suksesshëm në fushën e sigurisë dhe çështjeve të brendshme. Ministria e Punëve të Brendshme e cila ka buxhetin më të lartë ndonjëherë, sivjet do ta ketë prioritet shtimin e kapaciteteve infrastrukturore, rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe investimin në pajisjet operacionale të Policisë së Kosovës”, tha ai.