Kurti me diasporën e Kosovës në Nju Jork: Punë e përbashkët për përparimin e mëtejshëm të Kosovës

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Nju Jork me shoqatat dhe organizatat shqiptare që veprojnë në SHBA, ndërsa gjatë takimit Kurti ka njoftuar diasporën për progresin e Kosovës.

Sipas njoftimit të kabinetit të kryeministrisë së Kosovës, në takim morën pjesë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka.

Në njoftimin e Zyres së Kryeministrit thuhet se Kurti i njoftoi nga afër për të arriturat dhe sukseset e Kosovës, duke theksuar rritjen ekonomike, demokratike e shoqërore.

“Vendi ynë me një qeverisje progresiste, ka ngritur platforma që kanë siguruar më shumë vende të reja pune, edhe përmes iniciativave të qeverisë si platforma Superpuna”, theksoi Kurti.

Ai përmendi edhe mbështetjen për gratë dhe vajzat, për punësimin dhe rritjen e bizneseve të tyre, duke shtuar rëndësinë e fuqizimit të grave brenda shoqërisë.

Më tej,Kurti ka diskutuar edhe  për të arriturat në eksportet dhe investimet, ndërsa potencoi se është rritur buxheti i shtetit dhe është investuar në fushat e sektorët kyç si mbrojtje, arsim, edukim, shëndetësi, bujqësi e teknologji.

Theksoi gjithashtu dhe sundimin e ligjit e luftimin e krimit dhe korrupsionit. Shtoi se bazuar edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare, dëshmohet se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik e demokratik të shtetit.

Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin dhe rolin e mërgatës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri ritheksoi vullnetin dhe gatishmërinë për të punuar krah për krah mërgatës, për progresin dhe zhvillimin tutje të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d