Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur i pari në arenën e Parisit për të mbështetur xhudisten kosovare, Distria Krasniqi, në duelin e radhës për rrugën e saj drejt medaljes olimpike.
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka shkëlqyer në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, duke kaluar në gjysmëfinale të olimpiadës. Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale në Lojërat OlimpikeKrasniqi ka fituar me “Ippon” ndaj xhudistes izraelite, Gefen Primo.
Ajo është shumë pranë medaljes olimpike, pasi i duhet vetëm edhe një fitore.
Kundërshtarja e saj në gjysmëfinale do të jetë Odette Giuffrida, nga Italia, e cila mposhti në çerekfinale Reka Pupp nga Hungaria.