Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e investimeve për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër, ku rreth asaj se pse investitorët e huaj duhet të investojnë në Kosovë, kreu i Qeverisë tha se në këto tri vitet e fundit vendi ka pasur zhvillim ekonomik, përparim demokratik e stabilitet institual.
Kryeministri Kurti tha se Kosova udhëheq Ballkanin Perëndimor sa i përket projektimeve për vitet 24/25 e poashtu theksoi se ka përparime në rendin e ligjin.
“Në këto tri vitet e fundit kemi pasur zhvillim ekonomik, përparim demokratik, stabilitet inst. qe na ka ndihmuar shumë për të luftuar me sukses rreziqet për sigurinë, e poashtu të adresojmë edhe ndryshimet klimatike dhe pabarazinë sociale. Kosova udheheq Ballkanin Perëndimor sa i përket projektimeve për vitet 2024-2025, kemi poashtu edhe përparime në rendin e ligjin dhe drejtat politike, civile dhe demokracinë zgjedhore. Kjo e pozicionon Kosovën në një situatë të favorshme në hartën globale dhe jemi në zemër të lidhjes mes Evropës, Lindjes Mesme dhe Afrikës”, tha Kurti në Samitin në Londër ku po marrin pjesë 6 kryeministra të vendeve të Ballkanit.
Kryeministri theksoi se Kosova ka fuqi punëtore e ku mosha mesatare është 31, e një ekonomi tregu të hapur, gjë kjo sipas tij që krijon një ambient të mirë për biznese, derisa shtoi se vendi ynë është i hapur për investime teknologjike, e që siç tha ai Kosova në një rangim del e 11 duke lënë pas të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE si dhe një anëtare.
I pari i Qeverisë tha se Kosova është e dedikuar në rend dhe ligj dhe luftën kundër korrupsionit në vijë me Amerikën dhe Anglinë, si në vlerat politike e poashtu edhe ato të biznesit.
“Kemi një fuqi punëtore, mosha mesatare 31 vjeçare dhe ekonomi tregu të hapur që krijon ambient të mirë për biznese. Jemi të vendosur për investime teknologjike, nga 23 vende evropiane, Kosova del e 11 në një rangim, duke lënë prapa të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE dhe një anëtare të BE-së. Në këto tri vite kemi dyfishuar eksportet ashtu edhe investimet e drejtëperdrejta të huaja, na duhen më shumë të tillë, mirëpo jemi në vend të mirë. Jemi të dedikuar rendin dhe ligjin dhe luftën kundër korrupsionit, në vijë me Amerikën, Anglinë si në vlerat politike edhe ashtu të biznesit, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë që ka mbushur tani 2 vite”.
“Një element shtesë ka qenë lidhja e tregut të punës me arsisimin profesional, që të kemi njerëz me shkathtësi të duhura, me çdo diplomë që jepet në shkollat tona, ofrohet edhe një vendë pune në treg. Kemi nis këtë projekt në 14 puna, ne 21 shkolla, 12 profile të ndryshme. Diaspora jonë sidomos në Gjermani e Zvicër po na i çon jo vetëm investimet e remitencat por edhe etikën e punës e dijeninë që e kanë”, tha Kurti në Samitin në Londër./Reporteri.net/