Kryeministri, Albin Kurti paraditen e sotme ka qëndruar për vizitë tek familja e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi, i cili vdiq më 28 prill të këtij viti.
Në njoftimin e kryeministrisë thuhet se Kurti “shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta familjes Lajçi, dhe theksoi se janë mirënjohës për gjithë punën dhe përkushtimin e Ali Lajçit ndaj atdheut, shtetit dhe shoqërisë”.
Në këtë vizitë për ngushëllime, së bashku me kryeministrin Kurti, ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveҫla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, si dhe deputetë e aktivistë të VV-së.