Kurti flet për incidentin e presidentes Osmani në Shkup: Do të ketë raport zyrtar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke u deklaruar për media pas takimit me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski.

Ai ka folur për incidentin e presidentes Osmani në Shkup, ku shtoi se ky incident ka qenë një përjetim i rëndë për presidenten Osmani.

“Ka qenë një përjetim dhe përvoje e rëndë e presidentes së Republikës së Kosovës më 2 gusht ndaj Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit, aq më tepër që  ka qenë me familje dhe dy vajzat e vogla. Autoritete e RMV-së, krerët shtetërorë kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje në tërësi dhe hollësi. Edhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, por edhe që të mos na përsëriten kurrë më situata të tilla”, u shpreh Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d