Kurti e Rizvanolli vizitojnë termocentralin “Kosova B”, njoftojnë se janë punësuar 149 punëtorë të rinj në KEK

 

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot termocentralin “Kosova B” të KEK-ut, në të cilin janë duke u bërë remontet në përgatitje për sezonin e dimrit, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Prezent ishte dhe u.d. i kryeshef ekzekutiv i KEK-ut, Bekir Gërguri.

Qëndrimi në KEK, kishte në fokus jo vetëm vëzhgimin nga afër të kushteve dhe punës që zhvillohet atje, veçanërisht edhe bashkëbisedimin me punëtorët e KEK-ut, në lidhje me angazhimin e tyre dhe sfidat me të cilat përballen ata.

 

Sot KEK-ut po i bashkohen 149 punëtorë të rinj, për të cilin kryeministri nënvizoi rëndësinë e shtimit të kuadrove të reja dhe inkuadrimit të sa më shumë të rinjve e të rejave.

“Ne e duam dhe e vlerësojmë lart KEK-un si burim natyror i energjisë, si kapacitet prodhues e zhvillimor, por njëkohësisht edhe si organizatë e punëtorëve që po zgjerohet sot,” shtoi kryeministri.

Kryeministri theksoi se KEK-u është jetik për ekonominë e Republikës së Kosovës dhe rritja ekonomike që e ka shteti ynë në tri vitet e fundit, mesatarisht 6.2 për qind të bruto produktit vendor, nuk do të ishte i mundur pa energjinë që vjen nga ky vend dhe nga puna e palodhshme e punëtorëve atje.

Në përfundim, kryeministri u urori suksese e punë të mbarë punëtorëve të rinj, si dhe shprehu përkrahjen e palëkundur të qeverisë për KEK-un.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d