Kurti deklarohet për heqjen e vizave për serbët: E padrejtë dhe dekurajuese

 

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka quajtur të padrejtë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë.

“E konsiderojmë të padrejtë, të dëmshme dhe gjithashtu dekurajuese për integrimin e serbëve. Sidoqoftë shteti i Kosovës, Republika jonë demokratike dhe e pavarur e ka forcuar pasaportën e saj si asnjëherë më parë, ndërkaq ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë te vendimet e Brukselit”, tha Kurti.

Këtë deklarim Kurti, e bëri gjatë përurimit të Klinikës së Kardiokirurgjisë.

Lidhur me rastin gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d