Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referendumit që të dielën e 21 prillit pritet të mbahet në komunat veriore.

Kurti tha se bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve dhe shtoi se në rast se 50+1 për qind e qytetarëve do të votojnë pro largimit të kryetarëve, ata nuk do të jenë më.

“Këta kryetarë mund të dalin nga zyrat, por jo me banda kriminale e fashiste që dhunojnë KFOR-in, gazetarët dhe policinë. Me zgjedhje hyhet në zyre. Nuk hyhet në zyre me bomba, granata dhe me armë të tjera që janë sulmuar personeli i sigurisë dhe gazetarët”, tha ai.

“Për çështjen e zgjedhjeve të cilat do të mbahen në katër komunat veriore të vendit, më 21 prill, pra të dielen e kësaj jave prin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Qeveria e Kosovës është në shërbim të tyre. Nga ana jonë është vullneti që të mbahet ky votim dhe në komunat të cilat 50+1 për qind e qytetarëve do të votojnë për t’ua ndërprerë mandatin kryetarëve të komunave ne do të jemi garancion që kjo do të zbatohet në plotni dhe me shpejtësi. Dhe më pas le t’i kemi zgjedhjet ku do t’i ndërrojmë këta kryetarë të komunave”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d