Kryeministri Albin Kurti në fjalën hyrëse të mbledhjes së sotme tha se “kjo mbledhje përkon pikërisht me datën që shënon tre vjetorin e fitores sonë historike të zgjedhjeve së 2021”.
Ai thotë se 14 shkurti i 2021 ishte revolucion elektoral dhe se po qeverisin me duar të pastra.
“Kjo mbledhje përkon pikërisht me datën që shënon tre vjetorin e fitores sonë historike të zgjedhjeve së 2021. Tre vjetorin e ndryshimit të madh demokratik, politik e shoqeëror. 14 shkurti nuk parqet vetëm përvjetorin e një fitore elektrorale, 14 shkurti është momenti i përmbysjes më të madhe politike e demokratike në Kosovën e pasluftës. Është revolucion elektoral.
Këto tri vite dëshmuam se është e mundur të qeveriset në përputhje me vullnetin e popullit, me duar të pastra duke ruajtur, mbrojtur vendin e Kushtetueshmërinë dhe paqen e sigurinë.
Vendi ynë gjatë këtyre viteve ka qenë shembull i vërtetë i guximit, vendosshmërisë së popullit dhe qeverisë në përballje me sfida të mëdha që erdhën e kaluan njëra pas tjetrës”.
Tutje, kryeministri theksoi se kanë ndalur gjakderdhjen financiare.
“Zhvillimi ekonomik është duke ndodhur e do të vazhdojë. Ndalëm gjakderdhjen financiare.
Qeveria jonë në këto tri vite ka investuar më shumë se gjithë qeveritë e kaluara marrë së bashku në Forcat e Sigurisë së Kosovës”.