“Kurrfarë përmirësimi”/ Qytetarët thonë se s’po respektohen rregullat në trafik me ligjin e ri, akuzojnë Policinë

 

 

Tashmë për më shumë se një muaj, ligji i ri për gjobat për kundërvajtje në trafik ka hyrë në fuqi me rregulla të reja dhe gjobitje me shifra marramendëse në trafik. Sipas ligjit të ri, gjobat janë rritur nga 100 euro në 500 euro dhe se përkundër gjobave, përshihet edhe heqja e pikëve dhe ndalimi i drejtimit të automjetit.

Policia e Kosovës vazhdimisht po deklaron se po zbaton ligjin me përpikmëri, por a po i respektojnë shoferët rregullat pas shtrenjtimit të gjobave?

Gazeta Sinjali ka pyetur lexuesit dhe 59% prej tyre, kanë deklaruar se përkundër shtrenjtimit, rregullat nuk janë duke u respektuar.

JO (59%)

PO (41%)

Qytetarët kanë pasur ankesa edhe për policët. Ata kanë deklaruar se përveç vozitësve që duhet të respektojnë rregullat e reja, edhe Policia e Kosovës duhet të jetë më e saktë në vlerësimin e dënimit për shoferët.

Të njëjtit kanë treguar se dënimi më i shpeshtë që policët e shqiptojnë ndaj shoferëve është për përdorimin e telefonit dhe mos vendosjen e rripit të sigurisë, ndërkaq kanë komentuar se shifrat e dënimeve janë shumë të ashpra.

Disa nga shoferët kanë dhënë komentet e tyre për situatën aktuale në komunikacion lidhur me gjobat e reja, policinë dhe dënimet për të cilat po gjobiten.

“Veq kuleta ti qet në terezi, veç policia po gabon se, Bojn aksion 1 a 2 javë, dhe masanej 2 vjet tolerojnë”.

“Duhen mu rrit hala denimet”.

“Jo,  telefonin nën stop per telefon ska kurrfarë permirsimi hiq -hiq , 100% telefoni ne dore”.

“Valla ai qe i ka respektur edhe tash i respekton a për dikan sen vesh spo mirret”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d