Teksa tifozët zbritën në fushë pas fundit të ndeshjes Trabzonspor – Fenerbahçe, ishte vetëm një futbollist i skuadrës vendase që tentoi t’iu dalë në ndihmë futbollistëve mysafirë.
Pas ndeshjes, të cilën skuadra verdhe-blu e fitoi me rezultatin 3-2, tifozët blu-kaltër kanë zbritur në fushë për t’i sulmuar futbollistët mysafirë.
Mbrojtësi i majtë turk i skuadrës vendase, Eren Elmali ishte i vetmi që doli nga zhveshtoret dhe provoi ta ndalë turmën që synonte të futej edhe në tunelin e stadiumit.
Përpjekjet e futbollistit të Trabzonspor, Eren Elmalı për të mbrojtur futbollistët e Fenerbahçes gjatë ngjarjeve u bënë temë e nxehtë.