Konsiderohen ndër produktet më të shitblera në këto ditë festive. E dhuratat për fëmijë nëpër dyqane, po apelohet që të kontrollohen kur të hapen pasi ka dyshime se brenda po futen produkte pa afat.
Agjencia e Veterinës, ani se shtoi kontrollet këto ditë, nuk ka mandat t’i hapë dhuratat. Një veprim të tillë po e kritikojnë edhe mbrojtësit e konsumatorëve, që duan mbikëqyrje të rrepta.
Siguri më shumë për gjësendet e dhuratave, po duan edhe prindërit. Çështja bëhet më e rrezikshme për ta sidomos pasi prek këtë kategori të ndjeshme.
Në rastet kur hasen produkte pa afat, AUVK rekomandon të raportohen tek autoritetet dhe të njëjtat të kthehen në pikat blerëse.