Një autobus nga Kosova është ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci. Me këtë rast janë arrestuar dy persona (shoferi dhe konduktori).
Raportohet se zyrtarët doganor kanë gjetur cigare të fshehur pa banderola, shkruan Kossev.
Në këtë autobus, policia ka gjetur 1 mijë e 678 pako cigare në një pjesë të fshehur.Vlera e tyre kap shumën e 638 mijë dinarë apo (5 mijë e 448 euro e 62 centë).
Të ndaluarit janë drejtuesi R.H dhe konduktori R.A.
Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.