“Ku kam me të zanë, pa t’i q* robtë me t’vra…”, Gjykata merr vendim për ‘Canin’ që e kërcënoi policin në Prizren

 

 

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj Hasan Paçarizit, i ndaluar nën dyshimin për kërcënimin e një zyrtari policor në Prizren.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Gjykatës, Marcel Lekaj, ai tha se Gjykata me rastin konkret gjeti se caktimi i paraburgimit është i pabazuar dhe është masë e rëndë.

Tutje ai bëri të ditur edhe detaje se si ishte kërcënuar polici nga i dyshuari pasi ishte ndaluar nga patrulla e policisë.

Me datën 11 maj 2024, në orët e mesnatës, i pandehuri H.P.,  derisa po e drejtonte automjetin për shkak se i njëjti pengonte trafikun duke përdorur telefonin, është ndalur nga patrulla e policisë dhe i është shqiptuar gjoba, i dyshuari i acaruar, pasi që i drejtohet policit me fjalët “boni të fala SH.”, më pas i njëjti e ka telefonuar disa herë të dëmtuarin, zyrtarin policor, Sh.H., dhe i njëjti pasi ka hapur telefonin, i dyshuari i drejtohet me fjalët kanosëse serioze “o Sh., o a të kam borxh najsen, ta dinë që prej sodit ku kam me të zanë pa ti qi robt me të vra s’kam me lanë, bre lahperin e nanës ta qifsha”, ndërsa kur i dëmtuari i drejtohet me fjalët “a je i sigurtë për këto fjalë që i thua?”, i dyshuari ka vazhduar me fjalët “o qeshtu po të them unë” dhe e ka ndërprerë telefonin, me çka me forcë apo kanosje serioze, seriozisht e kanos të dëmtuarin, zyrtarin policor, në lidhje me punën apo pozitën se do ta privoj nga jeta, me çka te i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth për jetën e tij“,  thuhet në përgjigjen e Lekajt.

I pandehuri pa lejen e Gjykatës nuk guxon të largohet nga shtëpia e tij, dhe në rast të shkeljes së masës së arrestit shtëpiak nga  i pandehuri ndaj të njëjtit do të caktohet paraburgimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d