Kryhet një intervenim i madh kirurgjik te një pacient 61-vjeçar me tumor në Spitalin e Pejës

 

 

Në javën e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, është kryer me sukses një intervenim i madh kirurgjik. Sipas njoftimit, ky operim kompleks është kryer tek një pacientë 61-vjeçar ku është intervenuar për një tumor të kokës të pankreasit.

“…përmes metodës: pancreaticoduodenectomy : PEJA- procedure per sec A.Recordare, e patentuar me këtë emërtim për shkak për shkak të metodës unike që kryhet nga Kirurgu Italian Alfonso Ricordare dhe ekipi i Mjekëve të Spitalit tonë.

Intervenimi është kryer nga ekipa e Kirurgëve Dr. Alfonso Recordare, Dr.Fazli Shala , Dr.Rifat Dreshaj dhe anesteziologet Dr.Emine Shala dhe Dr.Ardita Nushi.

Ky intervenim kirurgjik është vazhdimësi e gjatë e bashkëpunimit profesional në mes të kirurgëve të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe Kirurgëve nga Italia me qëllim të përfitimit te njohurive dhe shkathtësive kirurgjike për procedurat e komplikuara kirurgjike.” – thuhet në njoftin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d