Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e çiftit në bjeshkët e Junikut – Mic Tofaj dhe Fatlinda Maloku Tofaj.
“Me dhimbje të thellë e pranuam sot lajmin tragjik për humbjen e parakohshme të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij Fatlinda Maloku Tofaj. Ngushëllime familjes Tofaj dhe familjes Maloku për humbjen e papritur të më të dashurve të tyre.”
Ai ka thënë se Micin dhe Fatlindën, Juniku do t’i kujtojë përgjithmonë si familje shembullore.