Kryetari Lladrovci falënderon Bublakun për punën e tij në komunën e Drenasit

 

 

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar për kontribut drejtorin e deritashëm të Buxhetit dhe financave, Shyqiri Bublakun i cili sot u lirua nga detyra si drejtor i kësaj drejtorie. Ekspertiza dhe përvoja e Shyqës, ishte tejet domethënëse për arritjet tona si komunë me performancën më të mirë në nivelin nacional, ka shkruar Lladrovci

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, pas një përvoje 40 vjeçare, në profesionin e ekspertit të Buxhetit dhe Financave, Shyqiri Bublaku kërkoi lirimin nga detyra.

Për bashkëpunimin tonë shtatëvjeçar, e falënderoj sinqerisht Shyqën, për përkushtimin profesional dhe angazhimin e sinqertë në dobi të komunës së Drenasit dhe qytetarëve.

Ekspertiza dhe përvoja e Shyqës, ishte tejet domethënëse për arritjet tona si komunë me performancën më të mirë në nivelin nacional, andaj, kontributi i tij, mbetet shembull për të rinjtë tanë dhe kolegët e tij në komunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d