Kryetari i zgjedhur i Bujanocit shpreh gatishmëri për bashkëpunim me Kurtin

 

 

Arbër Pajaziti, fitues i garës për kryetar të Bujanocit në zgjedhjet e mbajtura të dielën, ka thënë se më të marrë detyrën do të kërkojë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se këtë do ta bëjë për të shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës.

“Do të kërkojmë takim direkt me Qeverinë e Kosovës. Sa të marrë detyrën e kryetarit do të kërkojë takim me kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti. E imja është të shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Pajaziti në Tëvë 1.

I pyetur nëse kritikat që ka bërë partia Alternativ e udhëhequr deri tash nga Shqiprim Arifi, do të ndikojnë në raportet e tij me Kurtin, ka thënë se ata kanë dhënë kritika për mënyrën se i fondet e ndara nga Qeveria e Kosovës janë menaxhuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, e jo për Vetëvendosjen apo Qeverinë e Kosovës.

Sa i përket projekteve që Kosova dhe Shqipëria duhet të mbështesin në Luginën e Preshevës, ai ka vlerësuar si të nevojshme ato që mbështesin rininë, ekonominë. Pajaziti, ka thënë se shpreson që që Kosova dhe Shqipëria të ndajnë një fond të përbashkët për Luginën e Preshevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d