Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut jep dëshmi që Siguria Fizike në KEK ishte departament në vete, pastaj e dhanë tender për të shkaktuar gjakderdhje financiare

Nexhat Llumnica, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar dëshmi të cilat dëshmojnë që Siguria Fizike në KEK nuk ishte privatizuar por ishte dhënë tender duke shkaktuar kështu gjakderdhje financiare.

Kjo gjakderdhje financiare edhe sot e kësaj dite nuk po ndalet as me Qeverinë Kurti.

Sipas dëshmisë së publikuar del të jetë ajo se departamenti i Sigurisë Fizike në KEK asnjëherë nuk ishte privatizuar por ishte tenderuar për të pasuruar persona të caktuar të njerëzve me ndikim në atë kohë.

Por çuditërisht ende edhe pasi kanë kaluar 3 vite qeverisje nga qeveria Kurti, departamenti i Sigurisë Fizike në KEK nuk është funksionalizuar dhe vazhdon tenderimi për këtë sektor.

Vlenë të theksohet se punëtorët e Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës disa herë kishin protestuar duke kërkuar nga Qeveria të i kthejë me Korporatë dhe të paguheshin proporcionalisht sikurse punëtorët tjerë të KEK-ut. Një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur dhe punëtorët e sigurimit fizik ende funksionojnë nëpërmjet kompanive private të cilat i pagujnë pakrahasimisht më ulët sesa që i paguan punëtorët Korporata Energjetike e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d