Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar.Trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes. Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.