Kryeministri polak: Mos bëni panik, ushtarët gjermanë kanë ardhur të na ndihmojnë me përmbytjet

 

 

Qyteti i tretë më i madh i Polonisë, Wroclaw, po përgatitej për kulmin e ujërave të përmbytjeve të enjten, me indikacione të hershme që mbrojtja e tij po qëndronte e qëndrueshme, pasi përmbytjet më të këqija në të paktën dy dekada shkatërruan Evropën Qendrore këtë javë.

Vala e përmbytjeve që ka goditur rajonin kufitar polako-çek që nga fundjava arriti në Wroclaw gjatë natës, por fillimisht nuk pati shenja të dëmeve serioze.

“Është shumë herët të njoftojmë se përmbytjet në Wroclaw kanë tejkaluar çdo pritshmëri”, tha kryeministri polak Donald Tusk gjatë takimit me ekipin e krizave, transmeton Telegrafi.

E ushtria ka njoftuar se 16 mijë pjesëtarë po ndihmojnë rajonin së bashku me policë dhe mijëra vullnetarë.

E në ndihmë atyre u kanë dalë edhe ushtarët gjermanë, gjë që i dha pak hapësirë kryeministrit polak që me një dozë humori të sjell pak relaks tek qytetarët.

“Nëse shihni ushtarë gjermanë, mos bëni panik. Kanë ardhur për të na ndihmuar”, tha Tusk para të pranishmëve.

Gjermania naziste e Adolf Hitlerit pati pushtuar Poloninë në vitin 1939 së bashku me Bashkimin Sovjetik, duke aneksuar dhe ndarë vendin midis tyre, duke shkaktuar Luftën e Dytë Botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d