Kryeministri i Irlandës në Kosovë, pritet në takim nga Osmani dhe Kurti

 

 

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ka arritur mbrëmë në Kosovë për vizitë zyrtare, raporton Gazeta Sinjali. Varadkar sot do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, në orën 09:30, për të vazhduar më pas në takim dypalësh në ndërtesën e Qeverisë.

Kryeministri Kurti dhe homologu i tij irlandez, më pas do të dalin në konferencë të përbashkët për media.

Varadkar do të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi mes tyre pritet të fillojë në orën 11:00 në Presidencë.

Kujtojmë se Varadkar u prit mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari, nga kryeministri, Albin Kurti.

Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë. Mirë se vini në Republikën e Kosovës, z. Varadkar”, shkroi Kurti mbrëmë në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d