Kryemadhi flet pas daljes nga gjykata, thotë se u shqetësua nga prezenca e Metës në seancë

 

 

Pas daljes nga ambientet e gjyaktës, Monika Kryemadhi është prononcuar për mediat.

Ajo ka thënë se është shqetësuar nga prezenca e ish-bashkëshortit të saj, Ilir Metës në të njëjtën seancë më të, ndërsa e quajti këtë si një provokim, raporton TCH.

“Ka një problem që duhet ta kuptoni. Unë kam deklaruar çdo gjë. Ky është një gjyq publik. Po ju them sërish Edi Rama a e ka deklaruar se kush e ka paguar operacionin dhe kurimin e djalit të tij në Amerikë? Botoks kam bërë sa të doni, operacion plastik jo.

Për problemet e mia personale nuk flas fare. Pretendimet që ngrenë, kompanitë që kemi punuar janë ndërkombëtare. Në telefon janë edhe mesazhe për miellin. Është mielli i Serbisë që erdhi dhe u mbyllën fabrikat e miellit shqiptar”, u shpreh deputetja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d