Kroacia zgjohet me lëkundje toke, tërmeti ndjehet edhe në territorin e Bosnjë-Hercegovinës

 

 

Një tërmet i ri me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter ka goditur Kroacinë rreth orës 7 të mëngjesit, ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Ky është tërmeti i katërt i regjistruar në Kroaci që nga mëngjesi i sotëm.

Rreth orës 5 të mëngjesit EMSC njoftoi se një tërmet me magnitudë 3.7 ishte regjistruar 24 kilometra në jugperëndim të Metkoviqit, 54 kilometra në jug të Mostarit dhe pesë kilometra në jugperëndim të Neum në Bosnje dhe Hercegovinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d